VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (21 - 22 Prill 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Ballkani dhe brigjet e Detit të Zi paraqiten me mot të paqëndrueshëm, rrebeshe dhe erëra të forta, ndërsa pjesa më e madhe e Evropës ka mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë me vranësira të shpeshta dhe rrebeshe shiu, më të theksuara në Veri, Qendër dhe Lindje ku lokalisht do të ketë shtrëngata. Temperaturat luhaten nga 4°C në 23°C, era fryn deri 45 km/h dhe dallgëzim mbi 2 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Evropa Juglindore dhe Ballkani do të vijojnë me mot të paqëndrueshëm, reshje dhe stuhi, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa pasdite moti përmirësohet gradualisht. Temperaturat luhaten nga 2°C në 20°C, era fryn deri 50 km/h dhe dallgëzim 3 ballë.