(EMRAT+VIDEO) PLAS GRANATA NË TEPELENË/ Ja kush janë dy të rinjtë nga Memaliaj që po luftojnë për jetën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2026, 15:24
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Majkosh, në Bashkinë Tepelenë, ku dy persona janë plagosur pas kontaktit me një granatë të pashpërthyer.
Sipas informacioneve paraprake, granata ndodhej brenda një kasolleje dhe dyshohet se ka shpërthyer në momentin që është prekur prej tyre.
Të lënduar kanë mbetur Xhulio Salaj, 28 vjeç, dhe Lisien Shehu, 34 vjeç. Mësohet se Salaj ka marrë dëmtime më të rënda.
Ndërkohë Ora News ka siguruar pamje nga urgjenca ku Salaj ndodhet aktualisht në gjendje të rënduar, ndërsa pritet që edhe ai të transportohet drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
