Memolla nuk ndalet/ Pas dënimit me 1 vit burg, ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës kërkon 'shpëtim' nga Gjykata e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, ka paraqitur rekurs në Gjykata e Lartë, duke kërkuar prishjen e vendimit të Gjykata e Posaçme e Apelit që e dënoi me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor.

Për shqyrtimin e çështjes është caktuar si relator gjyqtari Genti Shala.

Pas vendimit të Apelit, Memolla u vetëdorëzua në polici dhe u dërgua në institucionin e vuajtjes së dënimit në Rrogozhinë, ku po kryen dënimin. Drejtimi i bashkisë është marrë përkohësisht nga një kryetar i komanduar.

Hetimet ndaj tij nisën pas publikimit të një audio-përgjimi, ku ai, në kohën kur ishte kandidat për kryetar bashkie, dëgjohej duke ndërhyrë te një punonjës i OSHEE për të mos i ndërprerë energjinë një abonenti me detyrime të papaguara.