(FOTO) VIJOJNË MESAZHET MASHTRUESE NË 'E-ALBANIA'/ Qytetarët marrin njoftime të rreme për gjoba nga numra indian

Mashtrimet online në emër të platformës qeveritare e-Albania vijonë sërish.

Njëlloj më parë, qytetarët raportojnë se po marrin mesazhe të rreme që paraqiten si njoftime nga e-Albania për pagesën e gjobave të automjeteve.

Këto mesazhe përmbajnë linqe të falsifikuara që drejtojnë përdoruesit në faqe të rreme, me qëllim përvetësimin e të dhënave personale dhe bankare.

Mesazhet e rreme u dërgohen qytetarëve nga numra të huaj, më së shumti numra indianë. 

(FOTO) VIJOJNË MESAZHET MASHTRUESE NË 'E-ALBANIA'/