SHERR ME TH*KË NË VLORË/ Përfshihen dhjetë persona në konflikt, mbeten dy të plagosur nga mjeti prerës

Një konflikt mes të rinjve është regjistruar në Vlorë, në lagjen “Lef Sallata”, duke përfunduar me të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, rreth 10 persona janë përfshirë në përplasje, e cila dyshohet se ka nisur për arsye banale në zonën pas Bulevardit “Ismail Qemali”.

Gjatë konfliktit, të rinjtë janë goditur me sende të forta, përfshirë edhe copa tullash, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur nga goditje me thikë dhe në kokë.

Të lënduarit janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.


Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar personat e përfshirë.