SHPËRTHIMI I GRAN*TËS NË TEPELENË/ Si paraqitet gjendja e dy të rinjve që 'ranë pre' e lëndës plasëse

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një granate në fshatin Mamaj, në bashkinë e Tepelenë.

Të lënduarit, Lisjen Shehu, 34 vjeç, dhe Xhuljano Sala, 28 vjeç, janë transportuar në Spitali i Traumës, ku po marrin trajtim mjekësor. Gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar, ndërsa vijojnë të mbahen nën monitorim.

Ata kanë pësuar dëmtime kryesisht në duar dhe në fytyrë nga shpërthimi i lëndës plasëse.

Ngjarja ka ndodhur në një kasolle, ku dyshohet se mbaheshin materiale shpërthyese. Rrethanat e plota të incidentit nuk janë ende të qarta.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun e shpërthimit dhe për të përcaktuar përgjegjësit.