Këshilltari i Vjosa Osmanit, Çollaku: Nëse Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin, vendimi kalon te populli

Në një lidhje direkte për Ora News ishte këshilltari për Politikën e Jashtme i presidentes Vjosa Osmani, Kreshnik Çollaku.

Ai foli për zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit në Kuvendi i Kosovës dhe pasojat e mundshme të një dështimi për të arritur konsensus.

Çollaku e vendosi theksin te rëndësia e këtij procesi, duke e lidhur jo vetëm me një mandat personal, por me drejtimin strategjik të vendit dhe raportet me aleatët, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ky nuk është një rimandatim që lidhet me karrierën e një individi. Është çështje e pozicionimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në parametrat e sigurisë, sidomos në raport me Shtetet e Bashkuara.”-tha ai.

Ai foli edhe për mundësinë e një bllokimi politik, duke përmendur ndryshimet e papritura në qëndrimet e Lëvizja Vetëvendosje lidhur me mbështetjen për Osmanin.

“Nëse Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin për shkak të këtyre lëvizjeve politike, përgjigjja do të kërkohet te njerëzit. Ajo që nuk jep politika, e japin qytetarët me votën e tyre.”-shtoi Çollaku.

Sipas tij, një situatë e tillë mund ta çojë vendin drejt një vendimmarrjeje të drejtpërdrejtë nga elektorati, duke e kthyer procesin në duart e qytetarëve për të përcaktuar drejtimin politik të Kosovës.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS: