DALIN PAMJET/ Doza ko*aine në burgun e Peqinit, transferohen dy të burgosur të përjetshëm
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i zhvilluar këtë të shtunë nga Forcat Operacionale të Burgjeve, (DAP) në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.
Sipas raportimeve, në disa qeli janë gjetur doza kokaine si dhe janë transferuar dy të burgosur të përjetshëm, emrat e të cilëve ende nuk bëhen me dije.
Operacioni përfshin kontroll të thelluar në të gjithë ambientet e institucionit, ndërsa në terren po zhvillohen veprime nëpërmjet një numri të konsiderueshëm mjetesh dhe personeli operacional.
Deri më tani nuk ka të dhëna shtesë në lidhje me operacionin.
NJOFTIMI
Aksion i gjerë kontrolli në IEVP Peqin
Në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Adriatik Kupi dhe Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, u zhvillua një kontroll i gjerë për sende të ndaluara.
????♂️ Kontrolli u ushtrua nga forcat operacionale dhe speciale të DPB, të mbështetura nga forcat e sigurisë së IEVP-ve Fier, Vlorë, Korçë, Berat, Rrogozhinë, Elbasan, Jordan Misja, Shkodër, Burrel, Fushë-Krujë dhe Durrës.
???? Gjatë operacionit u përdorën mjete të avancuara si detektorë specialë, dronë monitorimi, qen anti-drogë dhe skanerë.
???? Kontrolli përfshiu të gjitha ambientet: sektorët e banimit, godinat e takimeve dhe të punës, bibliotekën, palestrën, ambientet e observimit, regjimin “41-bis”, ambientet e ajrimit, godinat përreth dhe brezin e butë të sigurisë.
⚠️ Gjatë kontrollit u konstatuan dhe sekuestruan sende të ndaluara, përfshirë sende të improvizuara prerëse, kabuj, materiale të tjera të palejuara dhe qarqe të modifikuara elektrike. Në një rast u evidentua një sasi e dyshuar lënde narkotike, për të cilën janë ndjekur procedurat përkatëse ligjore.
???? Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur edhe transferimi i dy të dënuarve me burgim të përjetshëm, të cilët paraqisnin rrezik për sigurinë.
✅ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare.
Këto kontrolle nuk do të jenë raste të veçanta, por standard i punës së përditshme…

