VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (18 - 19 prill 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Europa Veriore, Britania dhe pjesërisht Evropa Qendrore paraqiten me mot të paqëndrueshëm, reshje dhe stuhi, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit mot të kthjellët dhe të ngrohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare pasdite, pa reshje. Temperaturat luhaten nga 4°C në 26°C, era fryn deri 40 km/h dhe dallgëzim 2 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Evropa Veriore, Qendrore dhe Lindore do të kenë mot të paqëndrueshëm me reshje dhe stuhi, ndërsa pjesa tjetër paraqitet me kthjellime dhe temperatura të larta.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta paradite, ndërsa pasdite shtohen vranësirat në Jug dhe Juglindje me rrebeshe të izoluara. Temperaturat luhaten nga 4°C në 24°C, era fryn deri 25 km/h dhe deti i qetë.
