Ndalohen 4 protestues, u kapën me çantë me molotovë! Një polic përfundon te Trauma me ...
Katër persona janë ndalur në protestën e sotme Te Parlamenti, pranë Kalasë. Mësohet se atyre iu është gjetur një çantë me molotov. Ndërkohë situata në protestë është përshkallëzuar, pasi ka pasur përplasje e tensioneve.
Policia ndërhyri menjëherë pasi protestuesit hodhën fishekzjarrë e molotovë, dhe situata u agravua menjëherë, ndërsa një efektiv policie është dërguar drejt ambienteve të spitalit pasi ka pësuar djegie dhe çarje në kokë.
Më herët policia është përplasur me protestuesit, të cilët kanë tentuar të shkojnë drejt ambienteve të Kuvendit. Kjo ka sjellë konfrontim fizik mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, pasi këta të fundit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë.
NDIQNI GJITHÇKA PO NDODH NË TIRANË NË KUADËR TË PROTESTËS SË OPOZITËS
