Zbulohet një tjetër Call Center në Tiranë/ Policia bastis ambientin në Bërzhitë ku kryhej mashtrimi kompjuterik, në hetim pronari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2026, 14:10
Policia ka zbuluar një ambient në fshatin Bërzhitë ku dyshohet se kryhej mashtrim kompjuterik në formën e një call centeri.
Kontrolli u zhvillua më 16 prill në një ambient në pronësi ose administrim të shtetasit F. K., pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Gjatë kontrollit u sekuestruan kompjuterë dhe telefona celularë, të cilët do të analizohen për të kuptuar se si janë përdorur.
Subjekti rezulton i regjistruar në fushën e turizmit mjekësor dhe për këtë janë paraqitur dokumentet përkatëse.
Megjithatë, hetimet po vazhdojnë për të sqaruar aktivitetin real që zhvillohej në ambient.
Materialet i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

