Nuk i mbajtën frenat, kamioni merr përpara 5 automjete në Gjirokastër, 2 të pl*gosur

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një defekt në sistemin e frenimit, çka ka bërë që drejtuesi i mjetit të mos arrijë të ndalojë në kohë.

Si pasojë, mjeti është përplasur fillimisht me disa automjete të parkuara përgjatë aksit rrugor.

Më tej, ai ka goditur edhe një automjet tjetër tip Benz që po hynte në kthesë në momentin e aksidentit, duke shkaktuar dëme materiale dhe dy të plagosur, jashtë rrezikut për jetën.