EMRI+PAMJET E PARA/ Kërcasin armët në Tiranë, një i pl*gosur te “Shkolla e Bashkuar”, arratiset autori
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 17 Prill 2026, 19:25
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Tiranë, ku si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit një person ka mbetur i plagosur te zona e “Shkollës së Bashkuar”
Gazetari Edison Vatnikaj raporton se personi i plagosur është shtetasi Ilirjan Dosti, i cili mësohet se është jashtë rrezikut për jetën i shtruar në spital.
Po ashtu, mësohet se policia ka nisur hetimet e para dhe krehjen e zonës.
Ndërkaq policia ka identifikuar autorin, i cili mësohet se është komshi me të plagosurin
