5 ditë i mbyllur në ballkon/ Shpëtohet qeni në Vlorë nga zjarrfikësja pasi u harrua nga pronarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2026, 14:28
Një rast i keqtrajtimit të kafshëve është regjistruar në Vlorë, ku një qen ishte lënë i mbyllur për disa ditë në një apartament.
Sipas fqinjëve, kafsha kishte rreth pesë ditë që qëndronte e vetme në ballkon, pasi pronarët, një çift i moshuar, dyshohet se janë larguar drejt Greqisë për arsye shëndetësore.
Pas njoftimit, në vendngjarje ndërhynë punonjësit e zjarrfikëses, të cilët arritën të futen në ballkon me anë të shkallëve dhe të nxjerrin qenin.

Më pas janë kontaktuar familjarët e të moshuarve, të cilët do të kujdesen për kafshën.
Rasti ka ngritur shqetësim mes banorëve për mënyrën si u la qeni i mbyllur për disa ditë pa kujdes.

