Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (17-18 prill 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Europa Lindore dhe Juglindore paraqiten me vranësira, reshje shiu dhe erë të fortë, ndërsa Ishujt Britanikë me reshje intensive.
Pjesa tjetër e Europës dominohet nga mot i qëndrueshëm dhe i ngrohtë me kthjellime.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë.
Sipas MeteoAlb, Moti do të jetë i kthjellët paradite, ndërsa pasdite shfaqen vranësira në Qendër dhe Juglindje me rrebeshe të izoluara shiu.
Temperaturat luhaten nga 5°C në 28°C, era fryn deri 40 km/h dhe dallgëzim 3 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme , Europa Veriore, Britania dhe pjesërisht Europa Qendrore do të kenë mot të paqëndrueshëm me reshje, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit paraqitet me mot të kthjellët dhe të ngrohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Moti do të jetë i kthjellët me temperatura të larta dhe vranësira kalimtare pasdite, pa reshje. Temperaturat luhaten nga 4°C në 26°C, era fryn deri 40 km/h dhe dallgëzim 2 ballë.

