7.5 ton k*kainë drejt Europës/ GJKKO lë në burg 3 anëtarët e grupit ‘Pepa’, në kërkim ‘Mir Pepa'

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për Lulzim Pepajn, Florian Markun dhe Anton Kolën, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal “Pepa”.

Ata u arrestuan me urdhër të SPAK, në kuadër të një operacioni ku në total u firmosën 11 urdhër-arreste.

Mes personave të shpallur në kërkim është edhe Jetmir Pepa, i njohur si “Mir Pepa”, i cili dyshohet si drejtues i grupit, por masa ndaj tij nuk është ekzekutuar pasi ndodhet jashtë vendit.

Sipas hetimeve, grupi ka qenë i përfshirë në trafik ndërkombëtar kokaine nga Amerika Latine drejt vendeve të Evropës, kryesisht në Holandë. Vetëm gjatë vitit 2020 dyshohet se janë trafikuar rreth 7.5 tonë kokainë në disa episode të dokumentuara.

Paralelisht me arrestimet, janë sekuestruar edhe 232 pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, që dyshohet se lidhen me aktivitetin e këtij grupi.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me agjenci ndërkombëtare dhe autoritete ligjzbatuese në disa vende evropiane, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit vijojnë.