Lezhë/ Adoleshentja 17-vjeçare përfundon në spital pasi konsumoi aksidentalisht detergjent

Një adoleshente ka përfunduar në spital pasi dyshohet se ka konsumuar një sasi detergjentesh.

Ngjarja ka ndodhur në Lezhë, ndërsa mësohet se 17-vjeçarja është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

‘Është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, një 17-vjeçare, e cila dyshohet se në banesën e saj, ka konsumuar aksidentalisht, sasi detergjenti. Shtetasja është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën’, thuhet në njoftimin e policisë Lezhë.