Në ‘arrest shtëpie’ për vjedhje dhe dr*gë/ 31-vjeçari në Dibër kapet duke thyer masën dhe përfundon në pranga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2026, 10:47
Një 31-vjeçar është ndaluar nga policia në Dibër pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur nga gjykata.
Bëhet fjalë për shtetasin S.B., banues në fshatin Fushë-Alie, i cili ishte në këtë masë për veprat penale “vjedhja” dhe “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Gjatë kontrolleve në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë konstatuar se ai kishte dalë nga banesa, në kundërshtim me vendimin e gjykatës.
Pas kapjes, 31-vjeçari është shoqëruar dhe ndaluar, ndërsa pritet përballja e tij me veprimet e mëtejshme procedurale.
