“Kriza nuk ka dhënë ende goditjen e plotë"/ Paralajmërimi ekspertes Nunaj: Çmimet do rriten në verë
Në një lidhje direkte për Ora News, ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj foli për ndikimin e krizës aktuale dhe efektet që priten në muajt në vijim.
Ajo shpjegon se rritja e kostove tashmë ka nisur, por pasojat e plota ende nuk janë ndjerë në ekonomi. Sipas saj, ndikimi i vërtetë do të bëhet më i dukshëm në periudhën në vazhdim, duke prekur drejtpërdrejt çmimet e produkteve.
“Efektet e krizës nuk janë ndjerë ende plotësisht. Kjo është vetëm faza e parë dhe ndikimi do të vijojë në muajt në vijim, duke u reflektuar në ekonomi.”-tha ai.
Një nga sektorët më të prekur është bujqësia. Rritja e çmimeve të lëndëve të para, sidomos fertilizantëve, pritet të ndikojë në çmimet e produkteve që dalin në treg gjatë verës.
“Nëse sot kemi mungesë ose kosto të lartë të fertilizantëve, kjo do të reflektohet te çmimi final i produkteve bujqësore në qershor, korrik dhe gusht. Janë efekte që zgjasin në kohë.”-shtoi ekspertja.
Sipas saj, kjo situatë nuk prek vetëm Shqipërinë. Në nivel global, institucionet financiare kanë rishikuar në ulje parashikimet për rritjen ekonomike, duke reflektuar një ngadalësim të përgjithshëm.
Ekspertja e konsideron këtë një zhvillim të pritshëm në kushtet e krizës, ku ekonomitë kalojnë në fazë ngadalësimi dhe në disa raste mund të përballen edhe me tkurrje. Për Shqipërinë, një situatë e tillë shihet si pjesë e natyrshme e ciklit ekonomik në kohë krize.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS:

