Rritja e çmimeve thellon krizën/ Ballesha: Shqipëria me shifra alarmante të kequshqyerjes në Europë
Një raport i fundit i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) ka nxjerrë në pah një realitet tronditës për Shqipërinë.
Sipas të dhënave, vendi ynë rezulton me përqindjen më të lartë të njerëzve të kequshqyer në Europë, duke shënuar një shifër prej 5.4%, më shumë se dyfishi i mesatares europiane prej 2%.
Këto statistika alarmante vijnë në një kohë kur familjet shqiptare po përballen me një valë të paprecedentë të rritjes së çmimeve, veçanërisht për produktet ushqimore dhe energjinë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte ekspertja e ekonomisë Esmeralda Ballesha.
" Unë mendoj që bordi është iniciativë shumë e mirë, por bordi duhet të kuptojmë që është një iniciativë gjithmonë afatshkurtër, që do të thotë që në momentin që lufta, duke shpresuar që lufta të mbarojë sa më shpejt që është e mundur, do të pezullohet.
Pra, nuk do të ketë dhe ai i ka efektet vetëm tek pjesa e hidrokarbureve.
Pra, bordi nuk futet dhe të kontrollojë tregun e ushqimeve. Ajo është një pjesë tjetër. Por te pjesa e rregullatorit, pra te pjesa e tregut, se si duhet të kontrollohet, absolutisht nuk duhet të lihet abuzime, veçanërisht sepse kemi një masë shumë të gjerë popullsie të cilat, për shembull, pensionistët vlerësohet të jenë gati 750,000 prej tyre, të cilët kryesisht pensioni u vete vetëm për ushqim dhe energji elektrike.
Që për ata është jetike të paktën të ushqehen. Dhe do të sillja dhe një përmendje tjetër.
Shpërndante doza k*nabisi në Vlorë, arrestohet 22-vjeçari
16 Prill, 14:05
Në raportet e fundit të FAO-s, që është një nga institucionet më të rëndësishme të ushqimit në botë, ne kemi rezultuar një nga vendet që ka ëh përqindjen më të lartë të njerëzve të kequshqyer në Europë.
Europa ka 2% njerëz të kequshqyer, ndërsa në Shqipëri është 5.4%. Po flasim këtu për të fundit që ka qenë për 2024-ën.
Por po të themi që gjithsesi ne jemi në nivele shumë të larta dhe nuk do duam që më shumë njerëz të jenë pjesë e kësaj përqindjeje.
Vlerësohet në nivele makro. Vlerësohet në fakt që në përgjithësi tregjet, jo vetëm shqiptare, tregu shqiptar gjithsesi është një ekonomi në rritje, kështu që ne gjithmonë presim që të kemi, le të themi, një përqindje në rritje dhe jo në stabilizim.
Që kjo është një gjë shumë e mirë. ëh, por në momentin që jemi aktualisht në një krizë botërore, atëherë duhet të ketë gjithmonë rezerva kur vjen puna te parashikimet optimiste tek pjesa e rritjes", u shpreh Ballesha.
Ndiqni intervistën e plotë:

