SKANDALI I "ONE"/ Rritja e çmimit 'pagëzohet' si ‘inovacion’. Do paguhet me shumë për të njëjtin shërbim

Duke filluar nga data  1 maj 2026 abonentët e kompanise telefonike ONE Albania do të paguajnë më shtrenjtë  faturat e tyre mujore.

Teksa xhepat e mijëra qytatarëve do të goditen nga rritja e çmimit, shërbimi i ONE nuk ka pësuar asnjë përmirësim.

E thënë me thjeshtë do paguhet më shtrenjtë për të njëjtin shërbim. Kjo rritje nuk  përjashton as abonentët që kanë patur  kontratë  me çmim të fiksuar për 2 vite rresht.

Një shpjegim më të detajuar  për rritjen e çmimit, abonentët e kanë kërkuar pranë kësaj kompanie.

Operatori “ONE” - Si mund t’ju ndihmoj?

Qytetarja: Më ka ardhur nje mesazh që do na rritet pagesa e ONE. Unë kam një numër me kontratë, është ky numër që po ju marr tani. Ne paraprakisht e kemi bërë marrëveshjen. Pse duhet të lëvizni ju nga kontrata ndërkohë që unë e kam firmosur për këtë vlerë.

Operatori “ONE” – Pasi edhe në kontratë është nënshkruar që nëse ndryshon invoacioni, mund të ndryshoje edhe çmimi i kontratës.

Qytetarja: Çfarë është inovacioni se nuk e kuptoj?

Operatori “ONE”:  Janë ndryshimet e çmimeve në treg

Qytetarja: Në këtë shtesë që ju po bëni, jepni ndonjë shërbim plus?

Operatori “ONE”:  Shërbimi i paketës është njësoj

Edhe pse në fjalorin shqip fjala inovacion ka kuptimin e risive teknologjike , në fjalorin e kompanisë “ONE” kjo fjale ka një tjetër kuptim, të paguash më shumë për të njëjtin shërbim.  Një tjetër operator i “ONE” ka një tjetër variant

Operatori “ONE”: Në varesi të indeksit të rritjes së çmimeve, mund të ndryshojë edhe kontrata juaj

Qytetarja:   Ma shpjego pak, ç’a është indeksi i çmimeve ?

Operatori “ONE”:  Është këto rritjet që po ndodhin gjatë.... për pjesën e të gjithëve

Qytetarja:  Çfarë është kjo?

Operatori “ONE”: Rritjet që po ndodhin në botë

Qytetarja:   Në botë po rritet nafta, nuk po rritet telefoni celular

Operatori “ONE”: E kuptoj!

Mes "inovacionit" që nuk sjell asgjë të re dhe indeksit abonentët e ONE mbeten të vetmit që e kuptojnë qartë situatën: fatura e tyre po rritet pa asnjë shpjegim logjik.

Kur argumentet teknike dështojnë, e vetmja gjë që mbetet "inovative" në këtë mes është guximi i kompanisë për të kërkuar më shumë para për një shërbim që, siç e pranojnë edhe vetë operatorët, nuk ka ndryshuar fare.

Ne lidhje më këtë situatë Tv Ora  News i është drejtuar me nje shkrese zyrtare AKEP, ku i kërkon  monitorimin e tregut, dhe  kuadrin ligjor mbi të  cilën kompania e  mbështet rritjen e çmimit.