Blushi zbardh takimin në Kombinat: Sot protestë kundër padrejtësive dhe korrupsionit!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka postuar në facebook foto nga takimi qe ka zhvilluar me anëtarët e partisë së tij në Kombinat.
REAGIMI I BLUSHIT
Kur dita nis bukur, në takim pune me grup-seksionin e Partisë së Lirisë, në Pallatet Çabej - Kombinat!
Sot, në ora 19:00, në Tiranë, është protesta kombëtare kundër NarkoQeverisë së kalbur, dhe Partia e Lirisë, si përherë, do të jetë në ballë të saj!
Kemi çmimet më të larta në rajon dhe fuqinë blerëse më të ulët sepse kemi pagat dhe pensionet më mizerabël.
Protestojmë sot se kemi një Qeveri që shpenzon 90 mijë euro/dita për një incenerator që nuk ekziston, por që nuk paguan 75 mijë euro për të blerë pajisje që shpëtojnë jetë te Onkologjiku!
Kemi një Qeveri që buxhetin vjetor për fermerët e ka sa bakshishi që Rama-Balluku morrën vetëm për Tunelin e Llogarasë.
Protestojmë kundër një NarkoKryeministri që konsumon një shishe verë me vlerë sa 14 vite pension minimal.
Sot të gjithë në shesh, para Kryeministrisë, në ora 19:00, për të shprehur revoltën dhe zemëratën e shumicës së shqiptarëve kundër padrejtësive dhe korrupsionit!

