Reforma territoriale pa diasporën? Avokati Rado: Nismë e pakuptimtë në këtë moment

Në një lidhje direkte për emisionin “Drejt”, avokati Klodian Rado foli për rolin e diasporës dhe debatet e fundit mbi reformën administrativo-territoriale në Shqipëri.

Sipas tij, diaspora vazhdon të mbetet jashtë vendimmarrjes, edhe në çështje që lidhen drejtpërdrejt me organizimin e vendit. Ai tha se përfaqësuesit e shqiptarëve jashtë vendit nuk janë ftuar në asnjë fazë të diskutimit për reformën.

“Ne e kemi ndjekur në distancë, nuk është se na ka përfshirë njeri në këtë diskutim apo debat.”-tha ai.

Rado u ndal edhe te nevoja për reforma më të thella, që lidhen me përfshirjen reale të diasporës, duke përmendur lehtësimin e procedurave për pajisjen me dokumente shqiptare dhe rritjen e rolit në politikëbërje.

Ai ngriti dyshime edhe mbi vetë efektin e reformës territoriale, sidomos nëse ajo lidhet me interesa elektorale dhe jo me nevojat reale të qytetarëve.

“Ne jemi të mendimit që edhe ajo reformë administrative për efekt të zgjedhjeve mund të ishte dhe e pakuptimtë.”-shtoi ai.

Në fund, ai la të kuptohet se pa përfshirje reale të qytetarëve, brenda dhe jashtë vendit, ndryshimet në hartën administrative rrezikojnë të mbeten formale dhe pa ndikim konkret.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "DREJT" NË ORA NEWS: