Rritja e çmimit të karburanteve/ Karakaçi: Qeveria do të subvencionojë transportin publik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2026, 11:57
Ministri i Infrastrukturës Enea Karakaçi ka konfirmuar se qeveria do të subvencionojë transportin publik, pas krizës së çmimit të naftës dhe reduktimit të transportit urban.
Karakaçi ka zbuluar se ka patur një diskutim me përfaqësues të Shoqatave të Transportit Urban dhe Interurban për këtë çështje dhe kanë arritur në një zgjidhje për të kapërcyer ngërçin.
“Tryeza e radhës me përfaqësues të Shoqatave të Transportit Urban dhe Interurban, me fokus mbi situatën e krijuar së fundmi nga rritja e çmimit të karburanteve.
Qeveria Shqiptare do të subvencionojë transportin publik, duke rikthyer në normalitet këtë shërbim të domosdoshëm për qytetarët. Bashkë për të kapërcyer çdo sfidë”, ka deklaruar Karakaçi.
