Zero taksa për të verbërit e vetëpunësuar, qeveria heq tatimin mbi të ardhurat
Qeveria ka vendosur të heqë tatimin nga të ardhura për personat që kanë statusin e të verbërit dhe që janë të vetëpunësuar. Nisma e firmosur nga ministria e financave dhe që tashmë ka hyrë në procedurat e diskutimeve në parlament saktëson se veprim i tillë bëhet për të nxitur integrimin e tyre.
Më herët në parlament është kaluar ligji për tatimin e të ardhurave mbi profesionet e lira, por duke i përfshirë të gjithë individët pa përjashtim.
Gjithashtu në nismë shtohet se dhe të verbërit që përfshihen në kategoritë e profesioneve të lira do të përjashtohen nga tatimi për të ardhurat. Saktësimi vjen pas ndryshimeve të bëra për ta mbështetur dhe nga argumentet e gjykatës kushtetuese.
“Shteti, përmes kësaj nisme, njeh vështirësitë objektive dhe kostot shtesë të jetesës që kjo kategori përballon, duke siguruar që një person i verbër, i cili arrin të vetëpunësohet dhe të ushtrojë një profesion të lirë, të mos dekurajohet nga barra tatimore”, thuhet në relacionin e paraqitur në parlament.
Gjithashtu sqarohet se një version mund të ishte rimbursimi i shumës që do të paguanin të verbërit, por kjo do ta bënte skemën më të ndërllikuar ndaj dhe propozohet përjashtimi i tyre nga tatimi.
Parashikimi i këtij amendamenti përfshihet në të njëjtin draft ku kuvendit i sugjerohet dhe heqja e tatimit për pensionistët e huaj që kanë vendosur të jetojnë në shqipëri duke u bërë rezident në vendin tonë

