Medvedev: Nuk ka pasur mosmarrëveshje me Putinin për Gjeorgjinë

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka përgënjeshtruar zërat t se ka pasur mosmarrëveshje me presidentin Vlladimir Putin, lidhur me luftën e Rusisë kundër Gjeorgjisë, në Gusht të vitit 2008.Gjatë një interviste për kanalin televiziv Russia Today, me rastin e shënimit të pesëvjetorit të kësaj lufte të shkurtër, Medvedev tha se “atje nuk ka pasur asgjë për të ndarë pozicionet, në atë periudhë ose më vonë dhe këto janë vetëm thashetheme”.Medvedev, i cili në kohën e luftës me Gjeorgjinë ishte president i Rusisë, tha se vendimi për të shkuar në luftë ishte i tij.Gjithashtu ai ka theksuar se me Putinin, që në atë kohë ishte kryeministër, nuk kishte folur me telefon, teksa  forcat e Rusisë ishin vendosur në Osetinë Jugore kundër trupave të Gjeorgjisë, më 8 Gusht të vitit 2008.Kjo luftë zgjati vetëm pesë ditë, ku marina ruse bllokoi disa pjesë të bregut të Detit të Zi të Gjeorgjisë dhe përkohësisht pushtoi qytetet Poti, Gori, Senaki dhe Zugdidi.