Komploti terrorist në zhvillim

Komploti kundër ambasadave amerikane është në zhvillim, ndërsa terroristët që do të kryejnë sulmet janë përzgjedhur dhe dërguar pranë objektivave të tyre të sulmit.Ky është informacioni që japin Shërbimet e Fshehta Amerikane, në lidhje me një sulm të presupozuar të Al-Kaedës, që ka shtyrë në mbylljen e 22 ambasadave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.Në raportimin e tyre, sipas “ANSA”-s, funksionarët e Shërbimeve Sekrete i referohen burimeve të “mirëinformuara”, me shumë gjasa brenda Al-Kaedës apo degëve të saj.Ajo që nuk është bërë e ditur për publikun është ora dhe objektivi konkret i sulmit, motiv për të cilat janë marrë të gjitha masat paraparake, si nga mbyllja e ambasadave dhe përforcimi i perimetrit mbrojtës në të gjitha selitë diplomatike të konsideruara nën kërcënim.