Afganistan, shërthim afër Ambasadës indiane, 8 të vdekur
Të paktën tetë persona u vranë të shtunën në mëngjes dhe 22 të tjerë u plagosën në një shpërthim bombe të vendosur në një makinë, në afërsi të konsullatës së Indisë në Xhelalabad, një qytet në provincën e Nangarhar në lindje të Afganistanit njoftuan zyrtarë të policisë lokale. Pjesa më e madhe e viktimave të sulmit janë fëmijë.Shefi i policisë Sarifoulach Amin tha se "objektivi i shpërthimeve vetëvrasëse ishte konsullata indiane në qytetin Xhelalabad, por ata u identifikuan nga policia rreth 100 metra para hyrjes dhe arritën të shpërthejnë explozivin pranë një xhamie."Viktimat janë të gjithë civilë, që ndodheshin një xhami pranë konsullatës. India tha se asnjë prej qytetarëve të saj, pjesë e personalit diplomatik nuk ishte vrarë në sulm dhe se nuk kishte as të plagosur, por vetëm dëme materiale të ndërtesës."Një makinë e e mbushur me ekploziv u përplas me barrikadën pranë konsullatës dhe shpërtheu. Të paktën tre persona u vranë dhe rreth 22 u plagosën , "tha përfaqësuesi i qeverisë lokale Ampntoulzai Achmatzia.Ai shtoi se makinë ishin tre bombarduesit e vetëvrasjes, duke argumentuar se ende nuk është e qartë objektivi i saktë. Ndërsa sulmi nuk është marrë përsipër nga asnjë prej grupeve të militantëve talebanë që veprojnë në zonë.