Lideri i al-Qaedas mesazh për Egjiptin: Qëndroni të bashkuar, mos u përçani

Ndërsa Shtetet e Bashkuara ndodhen në gadishmëri për sulme nga grupe terroriste lideri i al-Qaedas Ayman al-Zawahiri akuzon Amerikën për komplotin kundër ish presidentit Egjiptian të rrëzuar nga ushtria Mohammed Morsi.Një mesazh, i cili besohet të jetë nga lideri i al-Qaedas, Ayman al-Zawahiri kritikon largimin e Presidentit Egjiptian, Mohammed Morsi, si dhe nxit muslimanët të qëndrojnë të bashkuar, për të shmangur përçarjen e Egjiptit.Mesazhi audio 14-minutësh, i dyti i al-Zawahiri-t për këtë javë, që u postua në forumet xhihadiste, thotë se "Kryqtarët, laikët, ushtria e amerikanizuar, banditët e Mubarak dhe disa anëtarë të partive islamike me mbështetjen e parave të Gjirit dhe komplotuesve amerikanë, pranuan të rrëzojnë qeverinë e Mohammed Morsi-t".Mesazhi postuar të premten vjen tre ditë pas mesazhit të parë me zërin e al-Zawahiri, edhe pse besohet se është regjistruar më 5 qershor. Në këtë mesazh, audio lideri egjiptian i al- Qaedas denoncon sërish Amerikën për trajtimin e ushtarëve të saj ndaj grevistëve të urisë në burgun e Guantanamo dhe u zotua për ti liruar ata. Ai gjithashtu u bëri thirrje muslimanëve të bashkohen dhe të luftojnë."Çdo musliman në çdo vend në tokë duhet të punojë për të mbrojtur gjakun e muslimanëve që është duke u derdhur nga Amerika dhe aleatët e saj” thotë ai.