Iran, emërohet President i ri
Hassan Rouhani është vendosur të zëvendësojë zyrtarisht Mahmud Ahmadinexhadin si president i Iranit. Emërimi i Rouhanit në postin e Presidentit do të miratohet nga lideri i lartë i vendit Ayatollah Ali Khamenei në një ceremoni në kryeqytetin, Teheran. Kleriku, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale në qershor ka premtuar reforma dhe për t'i dhënë fund izolimit ndërkombëtar të Iranit.Ndërsa zyrtarisht mandati i tij fillon të shtunën, ceremonia do të zhvillohet të dielën. 64-vjeçari është një ish negociatori bërthamor për Iranin dhe ish aktivist i revolucionit islamik në vend para vitit 1979.Analistët ndërkombëtare dhe njohës të Lindjes së Mesme thonë se zgjedhja e tij rrit shpresat për uljen e tensioneve në rajon dhe në moderimin e gjuhës ndaj Izraelit, shtet që Irani nuk e njeh. Por në një deklaratë për mediat nga Teherani, në "Ditën e Jeruzalemit", përkujtimore që organizohet çdo vit në vendet muslimane në rajon, presidenti Rohani e quajti Izraelin "një plagë për botën islamike"."Në rajonin tonë prej kohësh ka një plagë për botën islamike, pushtimi i tokës së shenjtë të Palestinës dhe Jeruzalemit. Kjo ditë është ditë kujtese që muslimanët të mos harrojnë kurrë historinë dhe t'i rezistojnë shtypjes dhe pushtimit", tha Rohani të premten .Pas deklaratës së Presidentit të ri ka pasur dhe reagime të menjëhershme nga Tel Avivi. Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se deklarata e Rohanit i heq atij maskën e të moderuarit.Rohani pasoi në detyrën e Presidentit të Republikës Islamike Mahmud Ahmadinexhad që mbajti këtë post për 2 mandate.