KANOSJE ME A*MË ZJARRI NË TIRANË/ I përplasi mjetin dhe hapi zjarr në ajër, arrestohet 22-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2026, 16:16

Një 22-vjeçar është arrestuar në Tiranë pas një konflikti të dhunshëm në zonën e Bathores.
Ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje mes disa personave, ku i riu fillimisht i ka përplasur me makinë automjetin një 33-vjeçari.
Më pas, ai dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri për ta trembur dhe në vijim, bashkë me persona të tjerë, e kanë goditur me grushte.
Policia mbërriti në vendngjarje menjëherë pas njoftimit dhe bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 22-vjeçarit. Automjeti i tij, një “Range Rover”, u sekuestrua si provë.
Ndërkohë, vijojnë kërkimet për gjetjen e armës së përdorur dhe për identifikimin e personave të tjerë që morën pjesë në konflikt.
Rasti i është kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

