Ndodh teksa ishte në lëvizje, "Golfi" përfshihet nga flakët në mes të Durrësit, ja gjendja shëndetësore e shoferit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2026, 14:10
Një automjet tip “Golf” është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në rrethrrotullimin e rrugës Egnatia në Durrës.
Mjeti ka qenë në lëvizje në momentin kur është përfshirë nga zjarri. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime.
Në vendngjarje ndodhen edhe efektivë të policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të bërë zbardhjen e shkakut.
