Zjarri “përpiu” kompleksin e “Arlis shpk”/ Ndërtuesi Armando Lilo shpallet në kërkim, arrestohet menaxherja e "Big Market" dhe tre të tjerë (EMRAT)

Një zjarr i fuqishëm përfshiu një pallat në afërsi të QSUT në Tiranë gjatë ditës së djeshme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Katër persona janë arrestuar në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për zjarrin e rënë, Enver Admi-inxhinier,
Altin Furtuna-Kontraktori që ka bërë fasadën, Razie Sula- menaxherja e Big Market dhe Agron Cara Administratori, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, një prej të arrestuarve është menaxherja e "Big Market", e cila dyshohet se mund të ketë lidhje me rrethanat që çuan në përhapjen e flakëve. Sakaq, në pranga ka përfunduar edhe administratori i pallatit, Armando Lilo.

Hetimet janë ende në zhvillim dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e zjarrit dhe përgjegjësitë përkatëse të personave të përfshirë.