EMRI/ Digjet gjatë natës makina në Sarandë, pronari rezulton me të shkuar kriminale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2026, 15:01
Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen nr. 4 të Sarandë, duke u djegur plotësisht.
Sipas informacionit automjeti ishte në pronësi të shtetasit Aljon Pasho, 38 vjeç, i cili rezulton me precedentë penalë të mëparshëm.
Burime nga policia bëjnë me dije se Pasho është dënuar më herët me 4 vite e 5 muaj burg për vepra penale që lidhen me marrëdhënie seksuale me të mitur dhe përndjekje.
Forcat e rendit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, si dhe për sqarimin e rrethanave të djegies së automjetit, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.
