VIDEO/ Ngjitet në dyert e SPAK dhe kërkon të futet me forcë, qytetarja: Bashkia e Laçit më ka nxjerrë shtëpinë jashtë përdorimit, kam 7 vite që i lutem Majlinda Carës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2026, 13:36
Një incident i pazakontë është regjistruar pranë ambienteve të SPAK, ku një qytetare e quajtur Drane Gjoka ka tentuar të futet me forcë në godinë, duke kërkuar të takojë kreun Klodian Braho.
Sipas dëshmisë së saj, ajo pretendon se prej 7 vitesh po përballet me një problem të pazgjidhur që lidhet me banesën e saj në Laç.
Qytetarja akuzon Bashkinë e Laçit se i ka nxjerrë shtëpinë jashtë përdorimit dhe se mbi të janë vendosur katër puseta, duke e bërë të pabanueshme.
“Kam 7 vite që i lutem Majlina Carës, nuk kam marrë asnjë zgjidhje. Më kanë nxjerrë shtëpinë jashtë përdorimit dhe më kanë vendosur puseta sipër,” u shpreh ajo.