VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (15 - 16 prill 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Evropa Juglindore, Britania dhe veriu do të kenë mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit paraqitet më e qëndrueshme me kthjellime dhe vranësira të lehta.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë me vranësira gjatë gjithë ditës dhe reshje të pakta, kryesisht në Lindje, ndërsa në mbrëmje priten rrebeshe në Verilindje dhe Juglindje. Temperaturat luhaten 4°C – 26°C, era fryn deri 45 km/h dhe dallgëzim 3 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme , Pjesa më e madhe e Evropës paraqitet me mot të qëndrueshëm, ndërsa Ballkani dhe Evropa Lindore do të kenë vranësira dhe reshje të pakta.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë me vranësira dhe kthjellime, me reshje të izoluara në Juglindje. Temperaturat luhaten 5°C – 27°C, era fryn deri 50 km/h dhe dallgëzim mbi 3 ballë.