Zjarri te “Arlis Shpk”/ Banorët ngrenë shqetësimin: Ndërtime të dobëta dhe mungesë kontrolli, njerëzit hyjnë pa kolaudim...

Në vendngjarjen ku pallati i kompleksit “Arlis Shpk” u përfshi nga zjarri, banorët kanë shprehur shqetësime për cilësinë e ndërtimeve dhe mungesën e kontrollit në procesin e kolaudimit të banesave.

Një qytetar i pranishëm në zonë u shpreh se, sipas tij, problematika nis që nga ndërtimi i dobët i objekteve.

“Erdha të shikoj, që nga ndërtimi është i dobët, pastaj pasojat dihen. Nuk ka asnjë kontroll në ndërtimin e banesave. Mbaro punë dhe pa kolauduar hyjnë njerëzit brenda, se janë hallexhinj. Kurse ndërtesat në qendër janë për të tjerë njerëz,” u shpreh qytetari.

Ngjarja ka rikthyer edhe një herë në vëmendje debatet mbi standardet e sigurisë në ndërtimet e banimit dhe kontrollin e zbatimit të tyre.