Zjarri në kompleksin e “Arlis shpk”/ Qytetarët e asfiksuar nga tymi dalin nga spitali, grupi hetimor rikthehet në vendin e ngjarjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2026, 10:11
Qytetarët dhe zjarrfikësit e asfiksuar nga tymi pas zjarrit të fuqishëm pranë QSUT në Tiranë, janë duke lënë ambientet e spitalit, pasi mësohet se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu mësohet se grupi hetimor është rikthyer në vendin e ngjarjes.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë, kur një pallat, pjesë e një kompleksi banimi, u përfshi nga flakët duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Sipas raportimeve, 11 persona përfunduan në urgjencën e QSUT-së
Pas shuarjes së flakëve, duket se fasada e ndërtesës e djegur pothuajse tërësisht.
Në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan edhe 2 helikopterë Cougar, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
Dëmet materiale raportohen të jenë të konsiderueshme.
