SPAK lëshon urdhërarrest për Mir Pepën, biznesmeni për të cilin u përleshën motrat Berisha me modelen Klea Prenga
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ndërmarrë një operacion të gjerë kundër trafikut të drogës në vend.
Sipas raportimeve në media, prokuroria ka lëshuar 11 urdhër-arreste, mes të cilëve edhe për Jetmir Pepën, pronar i kompanisë “Pepa Group”.
Mësohet se urdhër-arresti për Jetmir Pepën nuk është ekzekutuar, pasi ai ndodhet jashtë vendit.
Biznesmeni dikur ka qenë në lidhje me motrën e Oriola Marashit.
Pepa njihet nga të gjithë si një nga personat më të pasur në Shqipëri, për të është folur edhe me herët që ka qenë në lidhje me disa nga modelet më seksi shqiptare, e po ashtu ai bie shumë në sy për stilin e jetës së shfrenuar dhe të shtrenjtë që ka.
Pepa është gjithashtu ish-bashkëshorti i Mariela Berishës, motrës së Antonela Berishës, e cila së bashku me motrën e saj dhunuan brutalisht blogeren Klea Prenga.
Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berisha teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet, mbrëmjen e 6 gushtit 2024.
