Drejtësia 5-minutëshe, Zhllima zbulon se si po shkatërrohen jetë njerëzish në gjykata
Një kritikë e fortë i është bërë sistemit gjyqësor në vend, duke vënë në pah një fenomen shqetësues të quajtur “drejtësia 5-minutëshe”, ku vendime thelbësore për lirinë e individit merren në mënyrë të nxituar, duke cenuar rëndë jetën dhe të ardhmen e qytetarëve.
Sipas avokatit Gylsen Zhllima, i cili ishte i ftuar në emisionin "Drejt", në "Ora news", ekziston një hendek i madh mes perceptimit publik për drejtësinë, shpesh i ushqyer nga thashethemet dhe akuzat politike, dhe nevojës për një drejtësi reale, të bazuar vetëm në prova konkrete. Vëmendja publike shpesh përqendrohet te figurat politike, të cilat përballen me akuza, por harrohet se qytetari i thjeshtë mund të jetë viktima e një sistemi që vepron mekanikisht.
"E vërtetë është që kemi perceptim publik në aspektin e drejtësisë.
Drejtësia, të jemi realist, është perceptim, por e vërteta është një drejtësia reale dhe ajo që duhet të jetë konkrete për qytetarët shqiptarë, duhet të jetë e bazuar në prova, jo në perceptim dhe me thashetheme.
Sepse ne e kemi parë shpeshherë që njerëzit të cilët për shkak të pushtetit, kanë ose mbajnë në kurrizin e tyre shumë fakte të cilët nuk janë vepra penale, nuk provohen, por për shkak të akuzave politike, ë sigurisht që gjithë vëmendja shkon tek ata dhe jo tek një qytetar i thjeshtë.
Por qytetari i thjeshtë duhet ta dijë që në rast se një politikan me pushtet shkon në burg, edhe ai është i destinuar të shkojë në burg menjëherë dhe pa të drejta në kuptimin procedural.
Pse e them këtë gjë? Sepse ne folëm përpara, thamë për gjykatën e lartë.
Për mendimin tim të drejtat janë të aplikueshme. Sepse ka gjykatës i cili nuk merret fare me ty dhe për pesë minuta, dy minuta të masës së sigurisë dhe të lë në burg.
Pra, kjo nuk është drejtësi. Drejtësi pesë minuta, drejtësi dy minuta, nuk quhet drejtësi, se ai qytetar i futet në burg edhe i cenohet e gjithë siguria juridike, puna, familja, shëndeti, morali, pra shumë faktorë të tjerë të cilët ndikojnë tek personaliteti i individit.
Pra, gjykatësit, për mendimin tim, duhet të shikojnë njeriun.
Pastaj të merren edhe me faktet, edhe t'i peshojnë ato, prandaj quhet peshore. Sepse në fund të fare, në rast se kemi një gjykatë e cila thjesht vetëm aplikon, atëherë kjo nuk quhet drejtësi.
Thjesht kemi një akt formal procedural për shkak të nevojës së zbatimit të ligjit. Por ligji thotë shumë qartë, ti duhet të shikosh, në rast se personi ka tentuar të arratiset, në rast se personi ka kryer vepër penale tjetër më të rëndë", u shpreh Zhllima.
Ndiqni emisionin e plotë:

