Ndrejaj: Presioni politik i shtyn gjyqtarët drejt masave ekstreme, Gjykata e Lartë në udhëkryq
Presioni politik dhe retorika publike duket se kanë një ndikim të thellë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, duke i shtyrë prokurorët dhe gjyqtarët drejt marrjes së masave ekstreme të sigurimit, siç është “arresti me burg”.
Sipas një analize ligjore, të bërë në emisionin "Drejt", në "Ora News", nga avokati Flavjan Ndrejaj, ky fenomen ka krijuar një praktikë gjyqësore rigoroze, e cila tashmë po sfidohet nga standardet ndërkombëtare.
"Kështu që në mënyrë të vazhdueshme duke qenë edhe politika përdorte terminologjitë se kush vjedh dritat do të shkojë në burg, kush vjedh ujin do të shkojë në burg, kush ndërton pa leje do të shkojë në burg, edhe prokuroria dhe gjykata, edhe nëse nuk do të donin që ta ndërmerrnin një masë të tillë sigurimi ekstreme, automatikisht në mënyrë të paktën në ndërgjegjen e tyre, janë kanë qenë të detyruar që ta bënin një gjë të tillë për shkak të, për t'i shpëtuar anës tjetër që ishte ajo e linçimit politik, sado që e drejtë apo e gabuar mund të jetë për shkak se ne e dimë që funksioni i gjyqtarit dhe i prokurorit është një funksion kushtetues dhe normalisht një gjë e tillë duhet të ketë dhe një farë ëh, imazhi dhe morali shumë më të lartë sesa një person i zakonshëm, normalisht nuk duhet të ndikohet në mënyrë të logjikshme nga linçimet që mund të bëhen politike, por që fatkeqësisht një gjë e tillë ndodh.
Duke u kthyer tek vendimmarrja e Gjykatës së Lartë. Në këndvështrimin tim, një vendimmarrje e tillë është juridikisht e pakuptimtë, për një arsye shumë të qartë.
Jemi në kuadrin në të cilin Gjykata e Lartë me një praktikë që nga ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale në vitin 2017, në mënyrë të vazhdueshme, besoj që dhe kolegët në sallë mund ta aprovojnë një gjë të tillë, në mënyrë të vazhdueshme, kërkesat nga avokatët për ndryshimin e masës së sigurimit arrest në burg, për çfarëdo lloj klienti, për çfarëdo lloj vepre penale që i atribuohej atyre, është refuzuar ose është kaluar me mospranim të rekursit.
Që do të thotë, kjo, vetë kjo Gjykatë e Lartë ka konsideruar që në të gjitha këto masa sigurimi, ndër të gjitha këto vite, pothuajse nëntë vjet po bëhen tashmë, në mënyrë të vazhdueshme nuk e ka konsideruar të arsyeshme që këto masa që qenkan tani represive, të ndryshohen nga vetë ajo në praktikat e saj", u shpreh Ndrejaj.
Ndiqni emisionin e plotë:

