Samiti i IV i Diasporës/ Video-mesazhi i Adnan Dibranit: "Mburrna që jam shqiptar"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2026, 11:52
Në prag të Samiti i IV i Diasporës, historitë e suksesit të shqiptarëve jashtë vendit rikthejnë vëmendjen te rëndësia e rrënjëve dhe identitetit.
“Kurrë rrënjët e mia nuk i harroj! I lindur në Mitrovicë, i rritur në Suedi, mburrna që jam shqiptar”, shprehet Adnan Dibrani, duke përcjellë një mesazh të fortë krenarie dhe përkatësie.
I lindur në Mitrovicë dhe i rritur në Suedi, Dibrani është një shembull i një shqiptari që ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në politikën evropiane, pa e humbur asnjëherë lidhjen me origjinën.
Mesazhi i tij në këtë moment të rëndësishëm shërben si frymëzim për diasporën dhe një kujtesë se përmes rrënjëve, shqiptarët lartësohen.
