Kapet autori i vr*sjes në Fushë-Krujë

Kapet Eduart Afmataj, autori i vrasjes në Fushë-Krujë të Artur Çangut, 41 vjeç, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në fshatin Viron, në zonën e Niklës, Fushë-Krujë.

Njoftimi i policisë

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”.

Kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari që dyshohet se vrau me armë 48-vjeçarin, dje, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas një ndjekje të vazhdueshme, të pandërprerë dhe kontrolleve intensive me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Verjon, Krujë, kanë kapur në vendin e quajtur “Bruz-Mal” dhe kanë vënë në pranga shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Verjon.

Ky shtetas dyshohet se, ditën e djeshme, ka vrarë me armë shtetasin A. Ç., 48 vjeç, për motive të dobëta, dhe pas kryerjes së krimit u largua nga vendi i ngjarjes. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NGJARJA

Sipas të dhënave nga hetimi, mes viktimës dhe autorit të dyshuar, Eduart Afmataj, kishte prej rreth dy vitesh konflikte të vazhdueshme për çështje pronësie.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur 41-vjeçari kishte shkuar te banesa e prindërve dhe kishte parkuar makinën pranë saj. Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Afmatajt, i cili ka dalë nga shtëpia dhe është përfshirë në debat me të, duke pretenduar se i ishte bllokuar rruga.

Debati ka kaluar në përplasje fizike dhe më pas situata është përshkallëzuar. Autori i dyshuar ka marrë një armë gjahu dhe ka qëlluar ndaj 41-vjeçarit, i cili ka humbur jetën në vend.

Pas ngjarjes, Afmataj dyshohet se ka njoftuar vetë policinë dhe më pas është larguar, duke u zhdukur. Forcat e policisë kanë kontrolluar zonën dhe disa vende të dyshuara, por deri tani nuk është arritur kapja e tij.

Hetimet po vazhdojnë për gjetjen e autorit dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.