EMRAT+PAMJET/ Aksident në Selenicë, makina del nga rruga, 5 të plagosur

Një aksident është shënuar rreth orës 13:00, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, në vendin e quajtur “Fusha e Murrës”.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip “Citroen” i drejtuar nga shtetasi Viktor Kananaj ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.


Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar shtetasit: Adriana Shakaj, 18 vjeçe; Elvis Shakaj, rreth 12 vjeç; Nertila Shakaj, 41 vjeçe; Dallandyshe Kananaj, 68 vjeçe, si dhe vetë drejtuesi i mjetit.

Policia dhe shërbimi mjekësor ndodhen në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë.

EMRAT+PAMJET/ Aksident në Selenicë, makina del nga rruga, 5 të