Të shtëna pas sherrit në Bajram Curri/ Autori qëlloi drejt dy personave dhe zhduket, mbetet i pl*gosur 18-vjeçari

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar në Bajram Curri, ku një 26-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas informacionit, i riu, me inicialet A. I., dyshohet se mbrëmjen e 10 prillit, rreth orës 23:00, ka qëlluar me armë në një lokal pas një konflikti për motive të dobëta.

Nga të shtënat janë rrezikuar dy të rinj, S. M. dhe S. D., të dy 18 vjeç. Si pasojë, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur në dorë dhe ka marrë ndihmë mjekësore, më pas është kthyer në banesë.

Pas ngjarjes, autori është larguar, ndërsa policia po vijon kontrollet për ta gjetur dhe ndaluar.

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa rasti po ndiqet nga Prokuroria për sqarimin e plotë të rrethanave.