Tentoi të vr*ste Agron Asllanajn dhe u zhduk/ Arrestohet në Krujë, 55-vjeçari i kërkuar prej më shumë se 1 viti

Një person i shpallur në kërkim prej më shumë se një viti është arrestuar nga policia në zonën e Malësisë së Krujës.
Operacioni është zhvilluar më 10 prill 2026 në fshatin Bruzë-Zall, ku në pranga ka rënë Imer Kameri, rreth 55 vjeç, banues në Krujë.
Ai kërkohej nga drejtësia që prej janarit 2024.
Sipas të dhënave, Kameri dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Agron Asllanaj, i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Për këtë ngjarje, gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë, ndaj tij ekziston edhe një tjetër masë sigurie për kultivim të bimëve narkotike, e vendosur nga Gjykata e Tiranës në vitin 2024.
Nga verifikimet rezulton se ai nuk është i panjohur për drejtësinë, pasi më herët është gjykuar edhe për armëmbajtje pa leje dhe kanosje.
Pas arrestimit, ai pritet të përballet me drejtësinë për veprat penale që rëndojnë ndaj tij, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

