(EMRAT) Shisnin ushqime pa leje dhe k*rcënuan babë e bir/ Arrestohen tre persona në Shkodër

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për ushtrim të aktivitetit të kundërligjshëm në prodhimin e produkteve ushqimore, si dhe për kanosje ndaj dy personave (babë e bir), me qëllim përfitimin e pasurisë.

Të arrestuarit janë identifikuar si Elis Bala, Gëzim Bala, dhe Artan Bala.

Gjatë kontrolleve policia zbuloi se dy prej tyre prodhonin produkte ushqimore pa miratimet përkatëse dhe në kushte jashtë standardeve higjeno-sanitare.

Aktiviteti u bllokua, ndërsa u sekuestruan etiketa dhe stampa për 8 produkte ushqimore, si dhe 3 telefona celularë.