Aksident i rëndë në Berat-Poliçan/ Makina del nga rruga, pl*gosen babai dhe dy vajzat e mitura

Një aksident rrugor ka ndodhur në Vërtop, në aksin nacional Berat-Poliçan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga disa metra lartësi.

Sipas të dhënave të para, një mjet tip “Toyota”, që po udhëtonte nga Berati në drejtim të Poliçanit, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, një 40-vjeçar dhe dy vajzat e tij, 14 dhe 9 vjeçe, të cilat ndodheshin në makinë në momentin e ngjarjes.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë shkuar forca policie, të cilat po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Aksident i rëndë në Berat-Poliçan/ Makina del nga rruga,