Pas thirrjes për bisedime nga Benjamin Netanyahu, Izraeli godet sërish Libanin

Izraeli ka kryer sulme të reja ajrore të enjten në mbrëmje ndaj pikave nga ku dyshohet se Hezbollah lëshon raketa në Liban.

Sipas Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), objektivat ishin zona në jug të vendit.

Nga ana tjetër, Agjencia Kombëtare e Lajmeve në Liban raportoi për disa sulme ajrore në një kohë të shkurtër, duke rritur tensionin në zonë.

Para goditjeve, IDF paralajmëroi qytetarët izraelitë se mund të ketë sulme të tjera me raketa nga Hezbollahu në orët në vijim.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kërkuar nisjen e bisedimeve të drejtpërdrejta me Libanin, por ka bërë të qartë se luftimet me Hezbollahun nuk do të ndalen gjatë kësaj kohe.

Situata mbetet e tensionuar dhe me rrezik për përshkallëzim të mëtejshëm.