Al-Aqsa rihapet pas tensioneve të l*ftës/ Besimtarët rikthehen pas një mungese të gjatë

Kompleksi i Xhamia Al-Aqsa është rihapur për besimtarët, duke nisur me faljen e namazit të agimit të enjten, pas një periudhe mbylljeje për shkak të tensioneve në rajon.

Autoritetet në Jerusalemi kanë vendosur të heqin kufizimet në vendet e shenjta në Qytetin e Vjetër, duke lejuar rikthimin gradual të besimtarëve.

Në terren janë angazhuar qindra policë dhe vullnetarë për të garantuar sigurinë.

Gjatë konfliktit me Irani, hyrja në vendet e shenjta ishte e ndaluar ose shumë e kufizuar për myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë.

Situata e sigurisë, për shkak të sulmeve me raketa, kishte detyruar banorët të kërkonin shpesh strehim.

Këto masa ndikuan edhe festimet fetare si Ramazani, Pashkët dhe Kreshma, duke kufizuar pjesëmarrjen e besimtarëve në ritualet e tyre.

Rihapja vjen në një moment të rëndësishëm për të krishterët ortodoksë, të cilët përgatiten të festojnë Pashkët këtë të diel.

Ndërkohë, për besimtarët myslimanë, rikthimi në kompleksin e Al-Aqsa shihet si një moment i shumëpritur pas një periudhe të gjatë mungese.